17:02 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Gratë që zgjohen vonë, kanë më shumë gjasa të bien në depresion

Gratë që zgjohen herët pasi të rriten, kanë më pak gjasa të zhvillojnë depresionin se sa ato gra që duan të rrinë shtrirë më gjatë.

Shkencëtarët thonë se ekspozimi ndaj dritës së diellit ndikon në uljen e rrezikut e një personi për të rënë në depresion dhe gratë që zgjohen më herët kanë një shans më të vogël 12 deri në 27 për qind.

Një studim i më shumë se 32 mijë grave me një moshë mesatare prej 55 vjetësh, ka gjetur se ato që preferojnë të zgjohen më vonë kanë shumë më të ngjarë të përfundojnë me sëmundje mendore.

Megjithatë, nuk është një mallkim dhe shkencëtarët thonë se njerëzit që duan të flenë vonë mund të ndihmojnë në reduktimin e rrezikut duke u ngritur më herët dhe duke parë më shumë dritë.

Hulumtimi gjithashtu zbuloi se ata që qëndrojnë shumë zgjuar natën kanë më pak të ngjarë të martohen dhe se kanë më shumë gjasa të jetojnë të vetëm, të jenë duhanpirës dhe të kenë modele të çrregullta të gjumit- që të gjitha këto e rrisin rrezikun e depresionit./Indeksonline/