19:50 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

Gratë shtatzëna me obezitet dhe diabet janë më të rrezikuara të kenë fëmijë me autizëm

Gratë shtatzëna që kanë obezitet të shtuar dhe diabet mund të kenë më shumë gjasa që të kenë fëmijë me autizëm, ADHD dhe çrregullime të tjera psikiatrike, sugjeron një studim i ri.

Këto çrregullime mund të shkaktohen nga një kombinim i predispozicionit gjenetik dhe faktorëve të mjedisit, duke përfshirë shëndetin e nënës dhe zakonet dietike, përderisa ajo është shtatzënë.

Në SHBA, më shumë se gjysma e grave shtatzëna janë me mbipeshë ose të trasha, duke i vënë ato në rrezik për diabetin gestacion.

Sipas studimit të ri suedez, madje edhe pa diabet, nënat me mbipeshë kishin 67 për qind më shumë gjasa të kishin fëmijë me çrregullime humori dhe stresi sesa gratë që mbanin një peshë të shëndetshme gjatë shtatzënisë./Indeksonline/