20:37 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gratë shtatzëna tani mund të përdorin këtë bar për të vjellat e mëngjesit

Qindra mijëra gra shtatzëna në Britaninë e Madhe tani mund të marrin pilula të licencuara për sëmundjet e mëngjesit (mundimet e mëngjesit) për herë të parë, pas dekadave.

Xonvea është pilula  e parë e këtij lloji që trajton në mënyrë specifike vjeljet gjatë shtatzënisë që kur Debendox u tërhoq në vitet 1980.

Ky bar ishte përdorur për vite në SHBA dhe Kanada- por nuk ishte e licencuar për gratë shtatzëna sidomos në Evropë. Tani Britania e Madhe është e para e cila ka licencuar marrjen e këtij bari.

Gratë shtatzëna rekomandohen të marrin midis dy deri në 4 pilula në ditë./Indeksonline/