Grave u besohet më pak kandidimi për kryetare komunash

Nga gjithsej 206 kandidatë për kryetarë komunash në zgjedhjet e sivjetme lokale në Kosovë, rreth 90 për qind janë burra.
Dhjetë kandidate vijnë nga pesë partitë më të mëdha me ulëse në parlament. Te këto parti, përqindja e kandidimit të grave është e ulët.

Më së miri qëndron Nisma Socialdemokrate, që megjithatë ka kandidatë vetëm në gjashtë komuna, raporton REL.
