75 Mall Live Search
22:39 / E Hënë, 09 Shkurt 2026 / L A

Grealish bën një postim prekës nga spitali

Ky sezon mund të themi se ka përfunduar për Jack Grealish.

Kjo pasi që Grealish, ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen ndaj ish-klubit të tij, Aston Villës.

Grealish, ju nënshtrua një operacioni të cilin e kreu me sukses.

Madje ai bëri një postim prekës në “Instagram” nga spitali.

“Nuk doja që sezoni të mbaronte kështu, por ky është futbolli, i shkatërruar. Operimi u krye dhe tani të gjithë përqendrohemi te rikthimi në formë. E di me siguri se do të kthehem më në formë, më i fortë dhe më i mirë se më parë. Mbështetja që kam pasur që kur erdha në këtë klub të pabesueshëm ka qenë shumë e rëndësishme për mua. Stafi, shokët e mi të ekipit dhe veçanërisht tifozët kanë qenë të pabesueshëm dhe më pëlqen shumë ta përfaqësoj këtë klub. Do t’i mbështes djemtë gjatë gjithë kohës dhe do të bëj gjithçka që mundem për t’u rikthyer sa më shpejt të jetë e mundur. Faleminderit përsëri për gjithë dashurinë, do të thotë shumë”, shkroi Grealish.

/IndeksOnline/