75 Mall Live Search
09:31 / E Martë, 21 Janar 2025 / L A

Grealish mund të largohet, këto janë skuadrat e interesuara për të

Jack Grealish nuk po kalon një kohë të mirë te Manchester City këtë sezon.

Anglezi, ka humbur edhe vendin e tij në formacionin startues, me vetë Guardiolën që kritikoi atë për formën e dobët dhe se do të donte të kthehej ai Grealish që fitoi tripletën në sezonin 2022-23.

Siç raporton “Daily Mail”, situatën e tij po e monitorojnë gjigandët evropianë si Borussia Dortmundi, Interi dhe disa ekipe të Premier Leagues si Newcastle, Tottenhami dhe Manchester Unitedi.

Grealish, ka bërë 21 paraqitje për Manchester Cityn këtë sezon, ku shënoi një gol dhe bëri katër asistime./IndeksOnline