Grealish zyrtarizohet te Evertoni

Evertoni ka bërë një blerje të madhe për këtë afat kalimtar.
Ata kanë siguruar shërbimet e lojtarit anglez, Jack Grealish nga Manchester City.
Grealish, do të vijë në formë huazimi për një vjet, ku do të ketë mundësinë që të luaj rregullisht.
Grealish, numëron rreth 157 paraqitje me Manchester Cityn, ku shënoi 17 gola dhe 23 asistime.
Ai ka fituar trofe të shumtë me Cityn, mes tyre “Tripletën” e vitit 2023./IndeksOnline/