75 Mall Live Search
11:48 / E Shtunë, 15 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Greenwood arrestohet sërish, këtë herë për shkak se ‘theu’ izolimin

Mason Greenwood është arrestuar me dyshimin se ka shkelur të drejtën e lirimit me kusht, pas arrestimit të tij me dyshimin për përdhunim, sulm dhe kërcënime për vrasje.

Sulmuesi i Manchester United, 21 vjeç, u arrestua në janar pasi fotografitë dhe videot u postuan në internet.

Mendohet se Greenwood ka shkelur kushtet e lirimit me kusht pasi kontaktoi viktimën e supozuar.

Greenwood është duke u intervistuar pasi oficerët zbritën në shtëpinë e tij këtë mëngjes, raporton The Sun.

Lirimi me kusht i yllit të futbollit u zgjat në një seancë private në Gjykatën e Magjistraturës në Mançester dhe Salford në qershor.

Ai u pyet më vonë me dyshimin se kishte kërcënuar për të vrarë ndërsa kaloi tre netët në qeli në një stacion policie në Mançesterin.

Greenwood u lirua me kusht, të cilit i është zgjatur dy herë që atëherë.

Megjithatë, policia nuk specifikoi se kur do të mbaronte pas seancës së mbyllur gjyqësore në qershor.

Paraqitja e fundit e sulmuesit për Manchester United ishte më 22 janar.