75 Mall Live Search
10:39 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

Grekët kërkojnë të marrin Aleksandërin e Madh nga Maqedonia e Veriut

Ministrja e Kulturës së Greqisë, Mirsini Zorba propozon që skulptura legjendare e cila ndodhet para hotelit Hilton në Athinë të zhvendoset në qendrën e Shkupit, ndërsa statuja e Aleksandërit të Madh nga Shkupi në Athinë.

Propozimi për këmbimin e skulpturës të Kostas Varocos “Dromeas”, me statujën e Aleksandërit të Madh shkaktoi reagime të ashpra në Greqi.

Varocos për Maktes.gr e konfirmoi informatën për këtë propozim të ministres. “Çfarë kisha të them, ia thash ministres”. Ministrja Zorba para disa ditësh është takuar me skulptorin e njohur ndërkombëtar, ndërsa ajo ka thënë se ky propozim është në kontest të Marrëveshjes së Prespës.

Këmbimi i tillë i skulpturave nuk është i mundur pa miratim të autorit.