Grekët me bilanc të mirë – Kosovën e pret një ndeshje e vështirë në “Fadil Vokrri”

Sonte me fillim nga ora 20:45, do të zhvillohet takimi ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, duel ky në kuadër të grupit C në Ligën e Kombeve.
Djelmoshat e Challandes do të mundohen që sonte me të gjitha forcat t’i bëjnë ballë një Greqie të fortë, shkruan IndeksOnline
Takimi zhvillohet në “Fadil Vokrri”, ku pritet të jetë një ndeshje e mirë edhe pse Challandes do të startojë me një formacion të mangët, shkaku se gjashtë futbollistë mungojnë te Kosova.
Kështu, statistikat në pesë ndeshjet e fundit, e thonë se Greqia është një skuadër e fortë.
Greqia ka një formë të mirë në 5 ndeshjet e fundit. 3 fitore, një barazim dhe një humbje është bilanci i grekëve në 5 ndeshjet e zhvilluara deri më tani.