75 Mall Live Search
18:54 / E Premte, 16 Gusht 2019 / indeksADMonline

Grekët me këngë raciste “Kosova është Serbi”

Skuadra e basketbollit të Serbisë luan me Turqinë në “arenën OAKA” të Athinës.

Kjo është ndeshja e parë e Kupës së Akropolit.

Stendat, në të cilat ulen rreth 18,000 spektatorë, kanë tifozët serbë, por ka më shumë tifozë grekë të basketbollit.

Ishte në një pikë të ndeshjes që Grekët kënduan: “Kosova është zemra e Serbisë”!.

Provokimet nga grekët ndaj Kosovës janë të zakonshme në ndeshje sportive.

Mbetet të shihet nëse FIBA do të reagoj ndaj këtyre thirrjeve raciste./Indeksonline/