Grekët nga sot mund të shkojnë në supermarket, por para se të nisen duhet të dërgojnë një SMS!

Zinxhirët e supermarketeve në Greqi do të rihapen sot. Helenët kanë vendosur që me masat e reja të rifillojë puna e marketeve deri më 8 janar 2021.
Qytetarët do të jenë në gjendje të vizitojnë këto dyqane, duke dërguar një mesazh me tekst 13033 para se të largohen nga shtëpia.
Supermarketet do të jenë të hapura nga ora 7:00 deri në orën 20:30.
Në këtë mënyrë shteti po tenton të kontrollojë lëvizjet e qytetarëve të saj, karshi masave pandemike./Indeksonline/