75 Mall Live Search
22:43 / E Diele, 12 Qershor 2022 / C E

Grekët tregojnë kulturën e tyre, Kosova mposhtet në Volos

Kosova është mposhtur nga Greqia në Volos me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës së Kombeve.

Me shumë presion në tribuna dhe në fushë, Dardanët nuk ia dolën të marrin pikë ndaj kundërshtarit kryesorë të grupit.

FOTO: Blerim Uka

Golin e parë në ndeshje e shënoi Giakoumakis me kokë pas një krosimi të Mantalos, shkruan Indeksonline.

FOTO: Blerim Uka

Pas shënimit të golit ndeshja u ndërpre për disa minuta për shkak të sjelljeve të tifozëve grek.

FOTO: Blerim Uka

Derisa Kosova ishte me gjithë portierin në sulm, Greqia shënoi edhe golin e dytë në minutën e nëntë shtesë.

Me këtë rast, Kosova ka humbur mundësinë që të marr vendin e parë në grup, ku pas katër ndeshjesh ka 6 pikë, kundrejt 12 të grekëve. /IndeksOnline/

FOTO: Blerim Uka