11:22 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Grenelli, arrin te Lidhja Demokratike e Kosovës

Pas takimit me liderin e LVV-së, i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, së bashku me ambasadorin amerikan në Prishtinë kanë arritur në selinë qendrore të LDK-së aty ku do të takohen me të parin e kësaj partie, Isa Mustafa.

Ai para mediave tha se nuk do të përfshihet në bisedimet për formimin e Qeverisë së re, teksa kërkoi që të që të ndjekin rregullat që vendet e tjera kanë kaluar për të arritur në formimin e Qeverisë./IndeksOnline/