16:51 / E Hënë, 08 Gusht 2022 / LB

Grenell bisedon me Thaçin përmes telefonit

Ish-emisari i presidenti Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka biseduar me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Grennell është shprehur i bindur se populli i Kosovës do të ishte në paqe nëse ai do të ishte ende president.

“Sapo bisedova me Hashim Thaçin nga burgu në Hagë. Jam i bindur se populli i Kosovës do të ishte në paqe nëse ai do të ishte ende President. Ata gjithashtu do të kishin bashkëpunim më të madh ekonomik me fqinjët e tyre – dhe më shumë punë për fëmijët e tyre nëse Thaçi do të kthehej”, ka shkruar Grenell.

Pavarësisht se nuk mban ndonjë post në adminsitratën amerikane, Grenell vazhdoj t’i komentoj zhvillimet në Ballkan dhe vecanërisht në Kosovë.