23:57 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Grenell deklarohet pas takimit me Thaçin, përmend heqjen e tarifave

Richard Grenell, i Dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi është deklaruar pas darkës që pati sonte me presidentin kosovar, Hashim Thaçi.

Grenell kërkoi që të ketë progres, duke u hequr tarifat.

Teksa shpërnda shkrimin e Thaçit në Twitter, Grenell replikoi duke thënë se duhet bërë progres, ku përfshihet edhe heqja e tarifave.

“Faleminderit zoti President. Ne duhet të përparojmë, ku përfshihet edhe heqja e tarifave”, shkroi ai, transmeton Indeksonline.

Tarifa e cila u vendos nga Qeveria e Kosovës në vitin 2018 është ajo ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnje Hercegovinës.

Grenell pritet që nesër të takojë edhe liderët e partive politike të Kosovës dhe të premten të udhëtojë drejt Serbisë.

Thaçi tha sonte se në takimin me Grenell do të diskutohet me tepër për marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë dhe jo për çështjet lokale të Kosovës./Indeksonline/