75 Mall Live Search
15:06 / E Shtunë, 05 Shtator 2020 / indeksADMonline

Grenell e demanton për të dytën herën Petrit Selimin: S’është i vërtetë ndërtimi i tubacionit të gazit!

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka demantuar përsëri shefin e fondacionit të Sfidave të Mileniumit (MCC) në Kosovë, Petrit Selimin.

Herën e parë e demantoi për heqjen e vizave nga Amerika për Kosovën, ndërsa të dytën herë rreth një teme të energjisë, transmeton Indeksonline

“Diversifikimi i energjisë” ka të bëjë ndoshta me marrjen e një granti të shpejtë nga SH.B.A. së shpejti për të ndërtuar një tubacion gazi në Flamurin e Maqedonisë / Flamurin e Greqisë duke sjellë gaz jo-rus më afër Ballkanit qendror. E gjithë marrëveshja është duke u negociuar ndërsa flasim. Njoftimi pritet para fundit të viti”, ka shkruar Selimi.

Ndërsa, Grenell ia ka kthyer shkurtë “NUK ËSHTË VËRTETË”. /Indeksonline/

Grenell rips journalists for not focusing on Kosovo, Serbia deal: 'I don't  know if you can find it on a map' | Fox News
Kayleigh McEnany Robert C. O'Brien Richard Grenell - Photos - BULGARIAN  NEWS AGENCY