Grenell e komenton takimin Kurti Vuciç, e përmend edhe presidentin Biden

Ish-emisari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun, Richard Grenell ka kritikuar presidentin amerikan, Joe Biden për qasjen e tij karshi procesit të dialogut Kosovë-Serbi.
Grenell ka realizuar një shkrim autorial të titulluar “Biden shpërfill Kosovën dhe Serbinë”.
Ai në këtë shkrim e kishte fjalën për takimin e djeshëm në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel.
Kjo pasi Biden aktualisht gjendet në një turne vizitash në kontinentin e vjetër dhe koha që ai po realizonte këtë vizitë, rastisi të jetë në të njëjtën periudhë që po mbahej takimi mes Kurtit e Vuçiqit.