75 Mall Live Search
09:27 / E Hënë, 28 Korrik 2025 / k.v

Grenell: E turpshme që Thaçi është ende në burg, Haga është e prishur

I dërguari presidencial për misione speciale në botë, Richard Grenell, rikujtoi se ishte pikërisht Jack Smith ai që e arrestoi ish-presidentin Hashim Thaçi.

Grenell në një postim në rrjetin social X, shkroi se Smith e arrestoi Thaçin në kohën kur presidenti Donald Trump po punonte për arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi.

Grenell shkruan se është e turpshme që Thaçi ende ndodhet në burg.

“Richard Grenell Jack Smith (po, ai) e arrestoi Thaçin në vitin 2020, kur Donald Trump ishte duke punuar për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Është aq turpëruese që ai ende është në burg. Është një mashtrim. Haga është e prishur”.