Grenell godet sërish Gjykatën Speciale: E korruptuar, duhet t’i ndalet financimi

Përfaqësuesi i dikurshëm special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë–Serbi, Richard Grenell, është shprehur ashpër ndaj Gjykatës Speciale me seli në Hagë.
Në një postim të fundit në platformën X, Grenell shkroi se kjo gjykatë “është totalisht e korruptuar dhe duhet t’i ndalet financimi”.
“Haga është totalisht e korruptuar dhe duhet të defundohet. Jack Smith ishte një nga prokurorët e tyre që arrestoi presidentin në detyrë të Kosovës më shumë se pesë vjet më parë. Ai është ende në burg. Gjykimi ka filluar së fundmi.”
The Hague is totally corrupt and must be defunded.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) October 18, 2025
Jack Smith was one of their prosecutors who arrested the sitting President of Kosovo more than five years ago.
He is still in prison. The trial only recently got started.
Ky reagim vjen vetëm një ditë pas protestës masive të zhvilluar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, kundër kësaj gjykate. Grenell ka shpërndarë gjithashtu një video nga protesta, duke theksuar:
“Haga është jashtë kontrollit. Kjo është ajo çfarë ka bërë Jack Smithi.”/IndeksOnline/