Grenell i çuditshëm: SHBA gaboi që tha se ‘Serbia po shton forcat afër kufirit me Kosovën’
I dërguari i SHBA- ambasadori Richard Grenell, ka kritikuar Ëashingtonin zyrtar rreh deklaratave për tërheqjen e trupave ushtarake të Serbisë nga afërsia e kufirit me Kosovën.
Në një intervistë për “Newsmax”, ai ka folur edhe për sulmin terrorist që serbët e zhvilluan në Banjska të Zveçanit.
“Ata (SHBA) bënë një gabim këto dy ditët e fundit duke thënë se Serbia po shtonte trupat kur Serbia në të vërtetë po zvogëlonte trupat në kufi. Ata duhet të sqarojnë faktet e tyre”, tha ai.
Po ashtu, Grenell u ankua për parat që SHBA-ja po i shpenzon me trupat e saja ushtarake në Kosovë, transmeton Indeksonline
“Ne, në administratën Trump, po flisnim për pakësimin e trupave të NATO-s dhe, nëse mendoni për këtë, kjo u kursen amerikanëve shumë para. Ne kemi një debat të madh në këtë vend nëse Amerika duhet të paguajë apo jo për sigurinë. Qoftë nëpërmjet operacioneve paqeruajtëse të OKB-së apo operacioneve të NATO-s, taksapaguesi amerikan paguan një bandë të tërë parash”.
“Pra tani, ne po i shtojmë trupat e NATO-s në një situatë ku ne donim të zvogëlojmë trupat e NATO-s. Britanikët kanë njoftuar 600 trupa të reja që do të shkojnë në Kosovë. Kjo është një situatë që me lidershipin amerikan absolutisht mund të zgjidhet, dhe nuk zgjidhet. do të thotë çizme amerikane në tokë”, u shpreh ai. /Indeksonline/