17:40 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

Grenell i entuziazmuar me progresin e jashtëzakonshëm që është bërë këtë javë në Prishtinë dhe Beograd

Përfaqësuesi Special i Presidentit Trump, Richard Grenell në një postim në rrjetin social Twitter, ka thënë se gjatë kësaj jave është bërë një progres i madh në Prishtinë dhe Beograd.

I dërguari i presidentit amerikan Tramp, këtë deklaratë e bëri pasi krerët e Odave Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë janë pajtuar që të implementojnë zotimet e nënshkruara në Washington më 4 shtator.

“Liderët e Odave Ekonomike të Serbisë dhe Kosovës krah për krah, teksa zotohen se do të punojnë bashkë për implementimin e marrëveshjes historike të ndërmjetësuar nga Trump”, ka shkruar Grenell.

Ai ka thënë se  vizita në Prishtinë dhe Beograd gjatë kësaj jave ka qenë tejet e frytshme, ku është arritur një progres i jashtëzakonshëm.