75 Mall Live Search
12:33 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Grenelli, i lumtur në shoqërinë e Vlora Dumoshit

Që nga dje, në Kosovë është duke qëndruar, emisari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell.

Grenelli mbrëmë ka zhvilluar një darkë pune me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, derisa sot ka nisur takimet edhe me dy liderët, atë të VV-së dhe LDK-së.

Së pari ai u takua me Albin Kurtin, ndërsa më pas vazhdoi te Isa Mustafa.

Por, në selinë e LDK-së, emisari amerikan u shoqërua nga Vlora Dumoshi, deri sa të dytë u panë në disponim të mirë./Indeksonline