75 Mall Live Search
11:46 / E Shtunë, 07 Mars 2020 / indeksADMonline

Grenell krah Trumpit në garën për mandatin e dytë si president

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Berlin, Richard Grenell, është një prej njerëzve më të besuar të presidentit të SHBA’së, Donald Trump.

Përveç si ambassador, Grenell është edhe i dërguar i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi dhe ushtrues detyre i shefit Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës.

Ndërkohë Grenell është duke i qëndruar afër presidentit të SHBA’së tashmë kur po i bën përgatitjet për të fituar edhe një mandat si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Grenell ka publikuar një fotografi ku shihet bashkë me presidentin Trump në aeroplanin presidencial. Trump në foto shihet teksa mbanë të veshur një kapelë me mbi shkrim “ Keep America Great”.

Richard Grenell është njeriu i administratës së Trump që po angazhohet në mënyrë aktive në çështjen e dialogut Kosovë-Serbi. Grenell s’fundi është duke kërkuar heqjen e taksës ndaj Serbisë pa kushte shtesë, me qëllim të normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi