75 Mall Live Search
22:01 / E Mërkurë, 29 Tetor 2025 / Z S

Grenell: Kur të lirohet, Thaçi t’i padisë në ShBA të gjithë ata në Hagë

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kritikuar ashpër sistemin e drejtësisë në Hagë, krahas kritikave për mbajtjen në paraburgim të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pa nisur gjyqi ndaj tij.

Në një postim në platformën X, Grenell shkroi se sipas tij, ka shumë arsye pse Evropa po dështon.

“Por një shembull është numri i madh i politikanëve evropianë që heshtin rehat për Hagën që mban një Kryetar Shteti në burg për 5 vjet pa gjyq. Dhe pastaj gjyqi zgjat më shumë vite”, shkruan Grenell.

“Është një sistem brutal arkaik i drejtuar nga elitat”, shton tutje, derisa thotë se “kjo nuk është drejtësi”.

“Dhe askush nuk duhet të marrë më kurrë këshilla gjyqësore nga një evropian”, thotë Grenell, derisa inkurajon Thaçin të padisë gjithë sistemin e drejtësisë në Hagë pas lirimit.

“Shpresoj që Hashim Thaçi t’i padisë të gjithë në Hagë në një Gjykatë Amerikane kur të jetë jashtë – në fund të fundit, janë para të taksapaguesve amerikanë”, përfundon Grenell./Indeksonline/