10:27 / E Premte, 24 Janar 2020 / indeksADMonline

Grenelli në Beograd, Vuçiq thotë se pos linjës ajrore është biseduar edhe për hekurudhën Serbi-Kosovë

Pas takimeve që zhvilloi me liderët e partive politike në Kosovës, përfaqësuesi i Amerikës për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenelli, vizitoi të premten Serbinë.

Grenelli në një konferencë ka dhënë mesazhin e njëjtë sikur dje, në Kosovë, shkruan IndeksOnline.

Ai ka thënë se të dyja vendet, Kosova dhe Serbia duhet në fokusohen në zhvillimin e ekonomisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës, sidomos në sektorin privat.

Grenelli ka thënë se personat përgjegjës në Qeveri dhe në ministritë e Shteteve të Bashkuara, Trumpi bën thirrje që çdoherë të zgjohen me idenë se si të lehtësojmë punët në sektorin privat.

“ Unë po i shtyj të dyja vendet që të fokusohen në zhvillimin ekonomik, të krijonë vende të reja punë për të rinjtë, që të krijonë familje, të kenë shpresë dhe të qëndrojnë në Kosovë dhe në Serbi të rinjtë”, ka thënë ai.

Ai foli edhe në Serbi për heqjen e taksës nga ana e Kosovës dhe të ndalojë Serbia lobimin e tërheqjes së njohjeve nga Serbia.

Ndërsa, presidenti Aleksander Vuçiw në konferencë tregoi se me Grenellin kanë biseduar për problemet kyçe.

Vuçiqi ka thënë se ata kanë biseduar përveq për linjën ajrore, edhe për linjën hekurudhore, e cila do të lehtësojë transportimin dhe është në të mirë të dyja shteteve.

IndeksOnline pati raportuar ditë më parë se së shpejti do të funksionalizohet linja hekurudhore Fushë Kosovë- Mitrovicë- Nish- Beograd.

Sipas burimeve të njejëta ky projekt është shumë afër që të realizohet./IndeksOnline/