75 Mall Live Search
14:34 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Grenelli për linjën ajrore Kosovë-Serbi: Trumpi edhe njëherë arriti një fitore historike

Aviokompania “Lufthansa” njoftoi së fundi autoritetet kosovare se do të hapë një linjë ajrore Kosovë-Serbi, në një të ardhme të afërt.

Kjo gjë u bë e ditur në një ceremoni të Ambasadës amerikane në Berlin, ku emisari i presidentit të SHBA-së në bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell ia doli që t’i shtynte të dy vendet drejt një marrëveshjeje për hapjen e një linje ajrore Prishtinë-Beograd.

Pas konfirmimit të këtij lajmi, Grenelli tha se presidenti amerikan, Donald Trump edhe njëherë arriti një fitore historike.

“Kosova dhe Serbia sot nënshkruan një marrëveshje për të krijuar fluturimin e parë të drejtpërdrejtë midis Prishtinës dhe Beogradit në 21 vjet. Faleminderit “Lufthansa”, NATO-s, Robert Cobrienit dhe liderëve të Kosovës e Serbisë”, tha ai, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu Grenelli falënderoi presidentin kosovar, Hashim Thaçi, për angazhimin e tij lidhur me këtë.

“Faleminderit për angazhimin tuaj të palëkundur për ta bërë të mundur këtë”, tha ai./Indeksonline/