Grenell: Pres që me Qeverinë e Hotit të rinisë dialogu Kosovë-Serbi

I dërguar special i Donald Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka mirëpritur votimin e Qeverisë së re nga Kuvendi i Kosovës.
Ndërkaq Grenelli ka shtuar se me Qeverinë e Avdullah Hotit presin që të rinisë dialogu me Serbinë.
“Ne e mirëpresim Qeverinë e re të Kosovës dhe mezi pres që partneriteti me ta të rinisë dialogun me Serbinë”, ka thënë Grenelli.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot Qeverinë e re të vendit të koalicionit LDK-AAK-NISMA-Lista Serbe, të drejtuar nga Avdullah Hoti.
Për Qeverinë e re kanë votuar 61 deputetë, 24 ishin kundër dhe 1 abstenoi. Në votim morën pjesë 86 deputetë.
Krijimi i Qeverisë së re erdhi pasi që LDK si ish-partner i koalicionit me LVV, e rrëzoi atë përmes një mocioni të mosbesimit, pasi që Kurti e shkarkoi minstrin e Brendshëm nga LDK, Agim Veliu dhe mos pajtimet për heqjen e tarifës 100 % ndaj Serbisë pa reciprocitet.