75 Mall Live Search
11:14 / E Shtunë, 06 Nëntor 2021 / MSH

Grenell reagon për mos-ftesën e Kosovës në Samitin për Demokraci

Ish i dërguar special i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas mos-ftesës së Kosovës dhe Serbisë në Samitin për Demokraci.

Samiti, i cili po organizohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka lënë Kosovën jashtë listës së shteteve të ftuara, shkruan Indeksonline.

Grenell tha se Biden ka përbuzur Kosovën dhe Serbinë, teksa ka shtuar se ish-presidenti Trump kujdesej për Ballkanin dhe zhvillimin ekonomik të tij.

“Biden përbuz Kosovën dhe Serbinë. Ai i rikthehet të luajturit politikë në rajon. Trump kujdeset thellë për njerëzit e Ballkanit. Ai hodhi poshtë lojërat e politikanëve të 20 viteve të fundit dhe në vend të kësaj nxiti krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik. Punë jo politikë”, ka shkruar Grenell në Twitter.