75 Mall Live Search
19:30 / E Hënë, 15 Qershor 2020 / indeksADMonline

Grenell: Serbia do ta ndalë përkohësisht fushatën për çnjohje të Kosovës

Kosova dhe Serbia do të takohen më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, në Washington për të diskutuar për dialogun.

Kështu bëri të ditur i Dërguari i Posaçëm i Presidentit Trump, Richard Grenell, shkruan Indeksonline.

Ai tha që Serbia do ta ndalë përkohësisht fushatën për çnjohje të Kosovës.

Lajm i madh! Kam marrë angazhimin nga qeveria e Kosovës dhe e Serbisë për të ndaluar përkohësisht fushatën e mosnjohjes dhe kërkimin e anëtarësimit ndërkombëtar në mënyrë që të takohemi në Uashington, DC në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor në diskutime për Dialogun.

Nëse secila palë është e pakënaqur me diskutimet e 27 qershorit, ata do të kthehen në status quo pasi të largohen nga Uashingtoni.

Siç kemi thënë vazhdimisht, së pari duhet të përparojmë në rritjen e ekonomive. Ky është fokusi. Mezi pres këto diskutime”, u shpreh ai.