75 Mall Live Search
17:05 / E Enjte, 04 Mars 2021 / kutia

Grenell sugjeron Bidenin: Dënoje Kurtin, për deklaratën e bashkimit kombëtar!

Ish-i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka vazhduar kritikat ndaj Albin Kurtit.

Ai ka komentuar një intervistë të kryeministrit në ardhje rreth një deklaratë për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës.

“Kjo duhet të dënohet nga JoeBiden dhe Administrata e tij. Pse po flet Albin Kurti për shpërthimin e vendit të tij”, ka shkruar ai në Twiter.