75 Mall Live Search
18:22 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / Blerim

Grenell uron Joe Bidenin, pas betimit si president

Ish-ambasadori  dhe i dërguari i special i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell ka uruar Joe Bidenin pas betimit si president i ShBA’së.

Ai përmes një postimi në Twitter e uron presidentin e ri sepse e duan Amerikën.

“Ne duhet ta urojmë presidentin e ri amerikan Joe Biden sepse ne e duam Amerikën. Ne duam që ai të jetë i suksesshëm për ta bërë shtetin tonë më të fortë. Dhe ne nuk duhet të bëjmë çfarë ana tjetër ka bërë ndaj nesh për 4 vjet – duke qenë kundër gjithçkaje që ai bën”, ka shkruar Grenell.