Grenell vazhdon të ankohet për votat në Nevada: Kërkojmë transparencë

Ish-ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell dhe njëri prej njerëzve më të besuar të presidentit Amerikan Donald Tramp, prej selisë së partisë republikane ka mbajtur konferencë përmes së cilës ka njoftuar se do të bëjnë padi federale për të ndalur numërimin e votave.
Grenell është njëri prej njerëzve në kampin elektoral, i cili është i angazhuar në ekipin e Donald Trump, ka thënë se në Nevada po bëhet numërim i votave ilegale,
“Zyrtarë në Clark County duhet të nisin të japin përgjigje, ne kërkojmë transparencë” ka thënë Grenell.