Grenelli publikon fotografi nga takimi Thaçi-Vuçiq

“Takimet në Shtëpi të Bardhë me presidentët e Serbisë dhe Kosovës”, është përshkrimi me të cilën i dërguari i posaçëm i Trumpit për dialogun Kosovë-Serb, Richard Grenell ka shoqëruar pamjet nga ky takim.
Këto fotografi ai i ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”.
Thaçi, pas kthimit nga Washingtoni kishte folur edhe për takimin në Shtëpinë e Bardhë që pati me presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiq.

Ai kishte thënë se të dy vendet duhet të shfrytëzojnë këtë momentum për arritjen e marrëveshjes finale, që sipas tij duhet të rezultojë me njohjen reciproke mes dy vendeve.


