Grenlanda sërish në fokus: Trump flet për marrëveshje me aleatët
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi një kthim pas nga kërcënimet e tij të mëparshme për carina ndaj vendeve evropiane lidhur me Grenlandën, duke thënë se është arritur një “okvir për një marrëveshje të ardhshme” me NATO-n për sigurinë në Arktik dhe pozicionin e Grenlandës.
Trump bëri këtë njoftim pas fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku ai theksoi rëndësinë strategjike të Grenlandës për sigurinë kombëtare amerikane dhe aleatët e NATO-s. Si rezultat, ai njoftoi se do të tërhiqet nga plani për të vendosur tarifa të reja ndaj tetë vendeve evropiane, të cilat ishin caktuar të hynin në fuqi më 1 shkurt, shkruan Jutarnji.hr, transmeton IndeksOnline.
Nga ana tjetër, Danimarka dhe vetë Grenlanda kanë theksuar se suvraniteti i ishullit nuk është për diskutim, duke e quajtur çdo ide për ndryshim të statusit të tij si të papranueshme. Edhe pse Trump tha se nuk ka ndërmend të përdorë forcë ushtarake për të marrë kontrollin e territorit, detajet e marrëveshjes mbeten ende të paqarta dhe bisedimet do të vazhdojnë.
Ky zhvillim erdhi pasi Trump më parë kishte paralajmëruar se nëse SHBA nuk vepronte, Rusia ose Kina mund të ushtronin ndikim mbi Grenlandën, duke e cilësuar atë një pikë kyçe të sigurisë globale./IndeksOnline/

