Greqi: Shtetasi shqiptar gjendet pas tri ditësh i djegur brenda veturës nga një gjuetar
Një krim i rëndë u zbulua sot pasdite në Greqi, kur një shtetas shqiptar u gjet i prangosur dhe i djegur në ulësen e pasme të një automjeti.
Sipas informacioneve paraprake, vetura kishte qenë e vjedhur nga një zonë e Atikës në Athinë me targa të falsifikuara.
Shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet, kishte tri ditë i vdekur në veturë dhe askush nuk e kishte vënë re, raportojnë mediat greke.
Mësohet se trupi i pajetë i viktimës u gjet nga një gjuetar që ndodhej në zonë.
Departamenti kundër Krimit të Organizuar tashmë ka nisur hetimet lidhur me zbardhjen e rastit tronditës, raporton Tch.

