Greqi: 31-vjeçari shqiptar kreu 22 grabitje duke u bërë kinse po shpërndante fletëudhëzime rreth Covid-19

Një 31 vjeçar shqiptar është arrestuar disa ditë më parë nga autoritetet greke.
Ai është Martin Albert Beqiri i cili akuzohet për kryerjen e plot 22 vjedhjeve në Athinë.
Mësohet se i riu kishte vjedhur sende që arrinin në vlerën e rreth 130 mijë eurove.
Beqiri kishte mirëmenduar një stil të tij për kryerjen e vjedhjeve dhe për të shpëtuar nëse pikasej.
Nëse zbulohej, 31-vjeçari mbante në dorë fletëpalosje me udhëzime rreth COVID-19, e hiqej sikur shpërndante informacione rreth rreziqeve të virusit.