Greqi/ Çifti shqiptar arrestohet për trafikim armësh dhe droge
Një burrë dhe një grua nga Shqipëria u arrestuan nga policia greke, nën akuzën e trafikut të armëve dhe drogës.
Shtetasit shqiptarë Redian Kallashi 40 vjeç dhe Elisabeta Telo 36 vjeç, u kapën teksa udhëtonin me makinën e tyre në rrugën “Solomou” të Athinës.
Policia gjeti një sasi të vogël kanabisi në mjetin e tyre çka detyroi efektivët specialë të ushtronin në kontroll dhe në banesën ku qëndronin shqiptarët.
Pikërisht aty policia gjeti 17 pako me 15 kg marijuanë, 3 kg kokainë, dy kallashnikovë, një pistoletë dhe municione, shkruan A2.
Çifti u dërgua në paraburgim, teksa vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.