17:34 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / Blerim

Greqi/ Mbi 2100 raste të reja dhe 89 viktima

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi njofton sot për 2,186 raste të reja me Covid-19, një numër pak më i ulët se 2,199 i regjistruar një ditë më parë.

Ndërkohë 89 pacientët kanë humbur jetën.

Sipas asaj që raportojnë autoritetet shëndetësore në vendin fqinj, situatë e rënduar paraqitet edhe në spitale ku 613 pacientë janë të intubuar.

Pjesa dërrmuese e rasteve të reja me Covid-19 janë: 375 në Atikë, 453 në Selanik, 115 në Pella dhe 129 në Larisa.

Nga nisja e pandemisë, Greqia numëron 109,655 të infektuar dhe 2606 viktima.