Greqi, një shqiptar gjendet i varur në burg
Një shqiptar është gjetur i varur në qelinë e burgut ku vuante dënimin në Greqi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë kësaj të premteje në burgun e Koridhalosë.
Bëhet me dije se viktima i moshës 40-vjeçare është me origjinë nga Lushnja dhe është dënuar për tentativë vrasje.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se shqiptari i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në qeli.
Mësohet se shqiptari i ka dhënë fund jetës duke u varur me kabullin e televizorit në derën e qelisë.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim nga ana e autoriteteve greke.