75 Mall Live Search
23:30 / E Diele, 10 Maj 2020 / indeksADMonline

Greqi/ Përmbyset traktori, zë poshtë 20-vjeçarin shqiptar dhe e lë të vdekur

GREQI– Një 20-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë, pasi iu përmbys traktori dhe e goditi.

Sipas medias greke, i riu kishte marrë traktorin dhe kishte shkuar në një pronë me ullinj për punë gjatë mesditës së sotme në Megaplatano, Atalanti.

Në rrethana të paqarta, traktori u përmbys, duke  goditur shoferin e tij. Policia greke ende po heton për rrethanat e ngjarjes.