16:22 / E Enjte, 18 Nëntor 2021 / OSH

Greqi/ Rrëzohet avioni ushtarak, shpëton mrekullisht piloti

Greqi- Para pak minutash një avion ushtarak F16 i Forcave Bregdetare të Greqisë është rrëzuar në zonën e Andravidhës.

Avioni thuhet se është rrëzuar gjatë procesit të uljes në bazën ushtarake të kësaj zone të Peloponezit perëndimor.

Për fat të mirë para përplasjes piloti i tij ka përdorur sistemin e hedhjes se sediljes në parashutë dhe ka shpëtuar. Me vone është transportuar në spitalin ushtarak për arsye sigurie.

Avioni F16 kthehej në bazë pas një fluturimi stërvitor. Në vendngjarje ndodhen ekip e ekspertësh për të përcaktuar shkakun e rrëzimit. Avioni ishte i tipit F-16 Block 52+.