Greqi: Shqiptarët përleshen mes vete me thika, një në gjendje kritike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ditën e djeshme.
Sipas Abcnews.al, në zonën e Vardas të Ilias, disa shqiptarë janë përleshur me thika mes vete.
Njëri nga tre personat e përfshirë është dërguar në gjendje kritike në spital, transmeton Klankosova.
Thuhet se i dyshuari i ka sulmuar me thikë dy viktimat, duke i goditur disa here në pjesën e pasme.
Tutje, bëhet e ditur se të përfshirë në këtë incident janë dy 37 vjeçarë dhe një 41 vjeçar.
I dyshuari, u arrestua nga autoritetet dhe pasditen e së mërkurës u dërgua në Prokurorinë e Shkallës së Parë Ilia, pranë Gjykatës paralele të Amaliadës, ku u akuzua për një vepër penale dhe dy kundërvajtje.
Në veçanti, i arrestuari përballet me akuzën e tentativës për vrasje në seri dhe armëmbajtje pa leje.