Greqia, taksë 1.000% për makinat e vjetra

Greqia do të vendosë një taksë 1.000% për të gjitha makinat e vjetra që do të futen në territorin helen.
Taksa do të vendoset nga dogana dhe qëllim është eliminimi i këtyre mjeteve të vjetra.
Siç raportojnë mediat greke, Komiteti special dhe drejtuesit e tregut kanë rënë dakord të vendosin taksa që variojnë deri në 1.000% për makinat Euro3, që janë mjete nga vitet 2000 deri 2005 ose edhe më të vjetra.
Kjo taksë në thelb do të ndalojë importet masive të makinave të përdorura, duke bërë që Greqia të mos jetë më pjesë disa vendeve të Evropës dhe ish-bllokut lindor, apo vendeve të Afrikës.