20:18 / E Enjte, 22 Korrik 2021 / OSH

Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ndihet edhe në Shqipëri

Një tërmet tjetër është regjistruar pak momente më parë në Greqi.

Sipas të dhënave epiqendra ndodhet 25 kilometra në veriperëndim të Janinës.

Mediat greke raportojnë se tërmeti ishte 4.3 në shkallën Rihter me një thellësi fokale prej 10 km, me epiqendër 25 km në veriperëndim të Janinës.

Më saktësisht dridhjet janë ndjerë edhe në Ksamil të Shqipërisë.