75 Mall Live Search
08:13 / E Hënë, 10 Qershor 2024 / S Z

Greqia ka të njëjtin qëndrim për Kosovën

Ambasadorja e Greqisë në Serbi, Maria Levanti, ka deklaruar se qëndrimi i Greqisë për çështjen e mosnjohjes së Kosovës mbetet i pandryshuar.

Ambasadorja e Greqisë në Serbi, Maria Levanti,  për gazetën beogradase “Politika” ka deklaruar se vendi i saj mbështet objektivin strategjik të Beogradit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

“Besoj fuqishëm se BE-ja me lëvizjet e saj të fundit si plani i zhvillimit të Ballkanit Perëndimor prej gjashtë miliardë eurosh, dëshmon se synon të vazhdojë zgjerimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që në të njëjtën kohë vendet e Ballkani duhet të kapë vrullin që është krijuar tani”, ka theksuar ajo.