75 Mall Live Search
17:21 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

Greqia sërish mes flakëve, dhjetra zjarrfikës dhe helikopterë në terren

Një zjarr i madh po përhapet me shpejtësi në zonën pas stadiumit Markopoulo, në Attica, Greqi.

Për lokalizimin e flakëve janë angazhuar 40 zjarrfikës, 16 automjete, dy helikopterë që hedhin ujë dhe një helikopter koordinues. Gjithashtu me makinat e tyre janë angazhuar edhe 10 vullnetarë me katër automjete.

Sipas zjarrfikësve, zjarri është përhapur me shpejtësisë sepse zona pas stadiumit ka bar të thatë dhe shumë mbeturina të grumbulluara.