75 Mall Live Search
12:58 / E Hënë, 02 Shkurt 2026 / P M

Greqia goditet nga një tërmet, s’raportohet për dëme

Një tërmet ka goditur sot brigjet e Greqisë Perëndimore, po për fat të mirë pa raportime për të lënduar apo viktima.

Lëkundjet sizmike u regjistruan pranë Kalavryta dhe ishin me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter. Autoritetet thanë se tërmeti ra në orën 12:35 me atë lokale me kishte një thellësi fokale prej 15 km.

Konkretisht, sipas analizës së Institutit Gjeodinamik, tërmeti me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter u përqendrua 9 kilometra në veriperëndim të qytetit të Kalavryta dhe pati një thellësi fokale prej 15.8 km.

Tërmeti u ndje edhe në zona të tjera të Akaisë. Nuk janë raportuar dëme materiale apo të lënduar nga tërmeti.