Gresa Behluli kështu u duk në dy vello të ndryshme
Në mediat rozë e rrjetet sociale u komentua tej mase kurorëzimi i dashurisë së Gresa Behlulit me biznesmenin nga Prishtina.
Këngëtarja pati festë të gjatë, të cilën e nisi njëherë me kanagjegj, ndërsa me pas e finalizoi me një dasmë në një hotel luksoz me familjarë e miq të zgjedhur, ndër ta edhe emra e personalitete të njohura të vendit.

Gresa megjithatë pati dy vello, njërën e veshi në kanagjegj, ndërsa atë përralloren në dasmë.

Kështu u duk ajo në të dyja fustanet e nusërisë./Indeksonline/
