14:03 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Gresa Behluli kthen në kujtesë këngët e pavdekshme shqiptare

Ka zgjedhur 17 shkurtin, ditën kur vendi ynë shpalli pavarësinë, për t’i dhuruar publikut shqiptar këngë të pavdekshme.

Këngëtarja kosovare, Gresa Behluli ka publikuar një kolazh, përmbledhje muzikore, sjellë në mënyrën e saj disa nga hitet që ende këndohen e kujtohen.

Madje ajo risolli edhe njëherë një nga këngët më të pëlqyera të muzikës popullore “Mora Fjalë”, të cilën e këndon pikërisht nëna e saj, bilbili Shkurte Fejza, me të cilën ajo madje ka kënduar një pjesë të këtij kolazhi.

Një nga këngët që Gresa e ka sjellë me shpirt, është edhe ajo për atdhetarin, Jusuf Gërvalla.

Të gjithë këto projekte janë sjellë edhe me videoklip në kanalin ‘Youtube’, që janë mirëpritur jashtë mase nga audienca./Indeksonline/